Dejvid Bekam, në vitet 1993-2003, ka lënë “gjurmë të mëdha” te Mançester Junajtidi, por, një moment interesant të asaj kohe e zbuloi tani futbollisti i njohur Roj Kin. Fjala është për bluzën me nr.7 që, gjatë kohës që luante Bekami, e mbante Erik Kantona i famshëm dhe, kur ky i fundit u largua nga ekipi, më 1997, ser Aleks Fergusoni, pra, trajneri legjendar i “djajve të kuq”, vendosi se kush do ta mbante bluzën me këtë numër, thirri Kinin në zyrën e tij dhe ia ofroi atë ish-kapitenit të Junajtidit, por ai, pa asnjë mëdyshje, nuk pranoi.
“Më thirri Fergusoni në zyrë dhe më tha se bluzën me nr.7 do ta mbaja të veshur unë, por unë e dija se një futbollist e kishte ëndërr që ta mbante të veshur bluzën me atë numër dhe ai ishte Dejvid Bekam. Kështu, unë i thashë Fergit se më mirë t’ia jepte atë Bekamit, sepse ai e donte atë aq shumë, kurse unë të vazhdoja të mbaja bluzën me nr.16. Dhe, kështu, edhe ndodhi”, tha Kini.
Sidoqoftë, Bekami, atëkohë, te Junajtidi kishte ndërruar katër numra gjatë pesë viteve, 10, 15, 24 e 28 dhe, në fund, arriti të bluza me nr.7, falë zemrës së gjerë të Roj Kinit.
Sfidanti.al