Juvja ia ktheu Napolit jo me gol, por me një provokim seksi!

Beteja për titullin e kampionit të Serisë A është ndezur akoma edhe më shumë mbas fitores (0-1) të Napolit ndaj Juventusit, pasi tani ky i fundit është vetëm një pikë para ekipit napolitan. Tani, shpresat e tifozëve napolitanë se ekipi i tyre, më në fund, do të mund të bëhet kampion i vendit mbas kaq vitesh, janë rritur shumë, vetëkuptohet edhe midis vetë lojtarëve. Sulmuesi i Napolit, Lorenco Insinje, i dërgoi një mesazh provokues që u dhëmbi shumë të gjithë atyre që e duan Juventusin.

“Në kampin e Juventusit, para ndeshjes me neve, ata thanë se ajo është si një finale, atëhëre, përse habiteni ju që ata humbën, pasi ata gjithnjë i humbasin finalet!”. Ky ishte mesazhi sarkastik i Insinjes.

Por, këtij provokacioni napolitan i ktheu përgjigje Emanuela Jakinta, manekine, aktore e moderatore televizive dhe e affërme e sulmuesit të dikurshëm të Juventusit Viçenco Jakinta.

Emanuela e veshur me bluzën e Juves, ka bërë disa foto provokuese, ndërsa i dërgoi Napolit edhe mesazhin: “Ne jemi akoma të parët. Bëjini të fala shefit”!

Sfidanti.al