Zllatan Ibrahimoviç, në shumë raste, e ka pranuar se idhulli i tij më i madh, që nga fëmijëria, është Luis Nazario De Lima Ronaldo, sulmuesi brazilian që, thjesht, ishte i papërmbajtur dhe i pandalshën, kur hynte midis mbrojtjeve kundërshtarë, në fillim të shekullit të ri.
Ibra e përshëndet me një respekt e dashuri të veçantë idhullin e tij të dashur në çdo rast që i jepet dhe kështu ndodhi edhe kësaj here, kur “Il Fenomeno” i papërsëritshëm erdhi në kompleksin stërvitor të klubit LA Galaksi. Zllatani, të cilit edhe veshet i qeshnin nga kënaqësia, e priti Ronaldon, ndërsa i prezantoi atij edhe bashkëlojtarët e vet, por, më interesant ishte momenti, kur futbollisti brazilian i tha Ibrës se ata të dy duhet të luanin së bashku.
“Shoku, ne të dy duhet të luajmë së bashku, kushedi sesa kilogramë do të peshojmë ne të dy bashkë”, tha Ronaldo, duke i bërë për të qeshur të gjithë të pranishmit.
Sfidanmti.al