Klopi nuk duron dot më, do të blejë një portier 90-milionësh!

Futbollistët e Liverpulit ndodhen pranë kualifikimit për në finalen e Champions-it, por titulli i kampionit të Premier Ligës është një ëndërr që “të kuqtë” po e shikojnë që nga viti 1990. Trajneri i tyre, Jyrgen Klop, duket qartë se i ka rregulluar mirë punët në sulm, por, sidoqoftë, ai ka nevojë për disa “riparime” në mbrojtje, sidomos, në portë, që ai të jetë në gjendje që të konkurrojë për trofeun e kampionatit anglez.

Angazhimi i mbrojtësit Virxhil Van Dajk, në janar, ishte hapi i parë në këtë drejtim, kurse i dyti pritet që të jetë blerja e një portieri cilësor. Zgjedhja ka rënë mbi portierin slloven, Jan Obllak, për të cilin Liverpuli, sikurse thuhet, është gati të nxjerrë nga “qesja” e vet plot 90 milionë euro, aq sa kërkon Atletiko e Madridit.

Sfidanti.al