E doni Modriçin me patjeter , nxirrni nga “kuleta” 750 milionë euro!

Interi i Milanit, deri tani, ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer transferimesh, duke sjellë në ekiplojtarë të sprovuar dhe me emër, por, megjithatë, duket se klubi milnanez nuk ka ndërmend që ta ndalë ofensivën e tij dhe tani ka si synim që të sjellë në radhët e veta edhe një futbollist të shkëlqyer mesfushor. Një kohë të gjatë u përmend emri i Arturo Vidalit, por, ky i fundit duket se do të përfundojë te Barcelona. Nga ana tjetër, media italiane po përmend, gjithnjë e më shumë, emrin e mesfushorit të Realit të Madridit, Luka Modriç, ndërsa thuhet se edhe ai vetëështë gati që të shpërngulet për në “Xhuzepe Meaca”.

Sidoqoftë, dje erdhi një përgjigje nga Madridi, përmes gazetës së mirënjohur spanjolle, “Marka”, që ka lidhje të ngushta me klubin “mbretëror”. Ajo shkruante se Interi ka marrë si përgjigje nga Reali një “JO” të madhe sa i përket mundësisë së shitjes së mefushorit kroat, ndërkohë që, sipas gazetës, as vetë Lukës nuk i bie ndërmend që të ikë nga Reali, ku ai ndjehet shumë mirë.
“E vetmja mundësi që Luka Modriç të ikë nga Reali, është vetëm, nëse ndokush paguan 750 milionë euro”, thotë njeriu nr.1 Realit, Florentino Perez.
Sfidanti.al