Mbas kthimit të Leo Bonuçit te Juventusi, u prononcua edhe drejtori i madh dhe legjenda i Juves, Pavel Nedved, që tha se sezoni i transferimeve ende nuk ka përfunduar për klubin torinez dhe se ata kanë në plan që të sjellin edhe ndonjë përforcim tjetër të madh te “zonja e vjetër”. “Asgjë nuk ka mbaruar”, tha Nedved mbas nënshkrimit të kontratës mes klubit dhe Bonuçit, duke shkaktuar një eufori të madhe midis tifozëve të Juventusit.
Sipas burimeve të brendshme te klubi torinez, të cilëve iu referohet media italiane, ekzistojnë tre opsione: një që Reali t’i shesë Juventusit, Marselon që do të thotë se Aleks Sandro do të shkonte te PSZH-ja. Tifozët ende ëndërrojnë që të kenë përsëri Pol Pogban, por në këtë rast Juvja do të duhet që të sakrifikojë edhe ndonjë lojtar tjetër që ta kthejë në radhët e veta mesfushorin francez. Një alternativë tjetër është edhe SMS-ja, sikurse i thonë tani shkurt futbollistit serb, Sergei Milinkoviç Saviç.“Mesazhero” shkruante se Simone Inzagi ka frikë se Juvja mund ta blejë SMS-në para fillimit të kampionatit, kështu që Lacio nuk do të ketë kohë që të reagojë.
Sfidanti.al