Në fillim ishte beniamin i tifozëve dhe më pas ubë tradhtar, kur u largua vjet nga Juventusi për te Milani, ndërsa tani nuk e dimë sesi do të quhet, por, sidoqoftë, ai u kthye përsëri te “zonja e vjetër”. Ai u kthye në Torino, por, sidoqoftë, atij do t’i duhet njëfarë kohe që ta fitojë përsëri simpatinë e tifozëve të Juves.
“Shtëpia ime është Juventusi. Ishte e vështirë ta mendoje se njëdiçka e tillë mund të ndodhte, por ja që ndodhi dhe kjo është fantastike. Jam shumë i lumtur që u ktheva tek ekipi im”, vuri në dukje Bonuçi në kanalin you tube të Juventusit të Torinos.
Në kuadrin e shkëmbimit që ndodhi, Bonuçi nga Milani përfundoi te Juvja, kurse Gonzalo Iguaini dhe i riu Matia Kaldara shkuan te Milani.
Sfidanti.al