Botërori u mbyll keq, por jeta vazhdon. Nejmar dëshiron të harrojë Brazilin, dhe të tentojë triumfet me Paris SG, diçka që nuk e bëri dot plotësisht sezonin e kaluar. Pasi bëri pushimet e tij verore, u kthye në skuadër dhe u bashkua me të pikërisht në Kinë. Në qytetin e njohur Shenzhen (Sham Çun) u luajt Superkupa e Francës ku PSG mposhti 4-0 Monakon, duke treguar diferencën me rivalët në futbollin francez.
Nejmar hyri në fushë si zëvendësues në minutat e fundit kur rezultati ishte 3-0, dhe nuk arriti të bënte ndonjë gjë të madhe, por medaljen e mori. Po ashtu, siç mori edhe medaljet vjet, ndonëse ishte i dëmtuar që në shkurt. Për skuadrën e trajnerit Tomas Tuhel shënuan Angel Di Maria, Kristofer Nkunku, Tim Ueah dhe sërish Angel Di Maria.
Sfidanti.al