Nuk duhet të presim ndonjë lëvizje të rëndësishme me hyrjen e vitit të ri. Kiliam Mbape do të jetë që nga 1 janari në gjendje që të bisedojë për të ardhmen e tij, dhe kjo në mënyrë krejt të ligjshme, veçse duket se nuk do të ndodhë. Mediat spanjolle dhe ato franceze shkruajnë se sulmuesi i Paris SG do ta lerë për pak më vonë për të deklaruar të ardhmen. Afati duket se është menjëherë pas duelit të Championsit në raundin e dytë mes Paris SG dhe Realit të Madridit. Spanjollët, sipas të përditshmes “AS”, kanë besim se Mbape do të zgjedhë ekipin e tyre për të luajtur që nga sezoni i ardhshëm, ndërsa nuk është shumë e qartë se përse kampioni i botës do të presë deri në fillim të marsit. Sulmuesi 23-vjeçar do të jetë pa kontratë në verë, pra mund të shkojë në Madrid me parametër zero, përderisa PSG refuzoi 180 apo 200 milionë euro verën e kaluar nga presidenti i Realit, Perez.
Sfidanti.al