Zemërimi i Kontes: Na thoni për anulimin e ndeshjes përpara sesa të udhëtojmë!

Kohë të vështira dhe nën trysni të madhe edhe për milionerët e Premier Ligës angleze. Edhe në kampionatin më të pasur të botës ka njerëz të pakënaqur, dhe sidomos të tillë janë trajnerët e ekipeve, si Antonio Konte, Jurgen Klop apo Pep Guardiola. Së fundmi, trajneri i Totenhemit (Konte) lëshoi kritika për mënyrën sesi vendoset anulimi i ndeshjeve në Premier, gjithmonë për shkak të rasteve të reja me Kovid. “Duhet të na thoni për vendimin përfundimtar, – tha ai, – përpara sesa të nisemi për rrugë drejt qytetit ku kemi ndeshjen e radhës”. Ndeshja e Totenhemit me Kristël Palasit ka qenë krejtësisht në dyshim për ditën e sotme, ndërsa të shtunën u tha se nuk do të luhej, ndërsa këtë të diel u tha e kundërta. Ende nuk dihet plotësisht se çfarë do të ndodhë, ndërsa Kristël Palas ka disa raste me Kovid në skuadër dhe në stafin teknik.

Sfidanti.al