Dy gola në Europë, Gjimshiti barazon Xhafën, Kolën e Lilajn!

Ai është një mbrojtës, jo një sulmues apo një mesfushor, por gjithsesi bëri atë që mezi e kishin bërë shumë pak “shqipo” në të kaluarën. Me dy gola në një ndeshje në Europë, Berat Gjimshiti u bë i katërti futbollist shqiptar që ia del në garat e kontinentit. Djali 28-vjeçar nga Kosova realizoi dy herë ndaj Olimpiakosit në Ligën e Europës në emër të Atalantës. Në të kaluarën, dy gola në një ndeshje kishte shënuar Uran Xhafa për Partizanin në 1970 (ndoshta në Kupën Ballkanike), në 1989 dy gola shënoi Agustin Kola për 17 Nëntorin (Tiranën) në Kupën e Kampionëve ndaj Sliema Uonderers të Maltës, dhe dy gola shënoi Sabien Lilaj për Skënderbeun në 2015.

Sfidanti.al