“Jam shumë i trishtuar, por kjo është rruga nëpër të cilën duhet të kalojmë”. Këto ishin fjalët e Ksavi Hernandezit pasi Barcelona u ndal në barazim 1-1 në “Kamp Nou” nga Napoli në Ligën e Europës. Edhe trofeu i vetëm që vërtet mund të fitohet këtë sezon, është në rrezik për t’i shpëtuar katalanasve nga duart, por megjithatë ajo që u pa në fushën e lojën bën që tifozët të jenë optimistë. Ndaj një kundërshtari shumë të mirë, “blaugranët” mbajtën topin 65 për qind dhe gjuajtën 18 herë drejt portës (4 herë napolitanët).
Loja ishte e tillë që nuk qe e lehtë të gjendej kuadrati, por sidomos për gabimet e vetë Barçës, ku fajtori kryesor ishte Ferran Torres. Sulmuesi për të cilin u paguan 65 milionë euro shpërdoroi raste flagrante, ndërsa shumë më lart se ai ishte Usman Dembele që hyri si zëvendësues ndonëse u vërshëllye nga publiku. Në fund, Torres barazoi me penallti në 59’ golin e Zielinskit (29’). “Me lojën që bëmë duhej minimalisht të kishim fituar, – tha trajneri, – madje me dy gola diferencë. Duhet të luajmë po kështu në Napoli”.
Sfidanti.al