Për herë të parë po flitet për një mundësi të tillë. Gjigandi gjerman, Bajerni i Mynihut, i bashkohet “gjuetisë” për Armando Brojën, duke e bërë të jashtëzakonshme garën për të ardhmen e sulmuesit kuqezi. Sipas mediave angleze dhe gjermane, edhe një tjetër klub i Bundesligës është në ndjekje të shqiptarit, Borusia e Dortmundit, që është specialist për talentet e rinj. Bajerni është në udhëkryq, me yje veteranë të sulmit si 33-vjeçarët Levandovski e Tomas Myler, ndërsa skuadra e trajnerit Nagelsman nuk duket aq e fortë sa më parë, siç e tregoi barazimi 1-1 në Champions me Salcburgun. Këto lajme për shqiptarin vijnë vetëm një ditë pasi të përditshmet britanike jepnin për herë të parë lajmin se Broja mund ta konsiderojë të ardhmen edhe larg Çelsit të Londrës. Lista e admiruesve të tij është e gjatë, përfshi Bajernin, Dortmundin, Arsenalin, Uest Hemin, Lidsin, Njukasëllin e padyshim ekipin ku luan aktualisht, Sauthemptonin. Kampionët e Europës dhe të botës zotërojnë kartonin e 20-vjeçarit, të huazuar tek Sauthemptoni, ndërsa trajneri Tuhel ende nuk është i bindur plotësisht për të marrë një vendim.
Sfidanti.al