Dyzimet e Mbapesë qenkan të vërteta: Real, Paris SG apo Liverpul?!

Vetë fjalët e yllit parizien ishin tipike për një futbollist profesionist që i shmanget grackave për të ardhmen. Kilian Mbape tha pas fitores me Realin në Champions se nuk ka vendosur asgjë për të ardhmen, se nuk ka nënshkruar gjë dhe se përballja me Realin, sido që të përfundojë, nuk do të ketë ndikim në të ardhmen e tij. Ndërkaq, mediat katalanase shkruajnë se Mbape po e mendon seriozisht që të mos shkojë tek Reali. Paris SG për momentin ka një skuadër shumë të mirë, dhe shanset për suksese në Champions janë të mëdha. Nga ana tjetër, 23-vjeçari ka gjithnjë një lidhje të veçantë shpirtërore me Liverpulin, një klub dhe një skuadër e vlerëson shumë.

Sfidanti.al