Dueli Roma-Specia, Manajt i anulohet gol, Kumbulla i shpëton të kuqit!

Një tjetër përballje shqiptarësh në Serinë A, siç ka pasur disa këtë sezon, dhe do të ketë të tjera. Roma-Specia ishte edhe një duel mes Marash Kumbullës dhe Rej Manajt. Fitoi mbrojtësi kuqezi pasi kryeqytetasit ia dolën 2-0 me golat e shënuar me kokë nga Kris Smolling e Roger Ibanjez. Manaj e gjeti golin, dhe ishte në pozicion krejtësisht të rregullt në 62’. Gjithsesi, me ndihmën e VAR-it, u kthye vendimi i dhënë nga asistenti që e lejoi golin të ishte i rregullt. Pozicioni jashtë loje ishte i Bastonit. Kumbulla ndërhyri ashpër ndaj Agudelo, duke e rrezikuar lojtarin e Specias, por mori vetëm vetëm të verdhën. Siç theksojnë mediat italiane, një arbitër më i ashpër do t’i kishte dhënë të kuqin, por gjithsesi në favor të mbrojtësit shqiptar ishte VAR-i që ia konfirmoi të verdhën. Pas ndeshjeve të javës së 17-të, Roma është në vendin e 6-të me 28 pikë, duke qenë 8 pikë larg vendit të katërt që mbahet nga Napoli dhe që të dërgon në Champions.

Sfidanti.al