Të tilla janë detyrimet e jetës, që nuk e ke problem të bëhesh armik me ata që deri dje i kishe shokë. Sergio Ramosit i ka mjaftuar të heqë fanelën e Realit të Madridit e të veshë atë të Paris SG për t’u bërë një tjetër njeri, i kundërt me atë që ishte deri në maj. “Jam gati të vdes për PSG-në kundër Realit”, – tha ai, duke komentuar shortin e Championsit. Ish-kapiteni madrilen pohoi se Reali mbetet në zemrën e tij dhe se e vlerëson shumë të mirë sezonin e ekipit deri tani, po ashtu në mbrojtje. “Nuk doja të ishte ky short, por që të kthehem në “Bernabeu” është një kënaqësi e madhe”, – deklaroi qendërmbrojtësi.
Sfidanti.al