Me 42 raste në një javë, dhe me tendencë në ngritje, kampionati anglez duket më i godituri në Europë nga epidemia dhe mediat po komentojnë një ndalim të tij, siç ndodhi në fillimet e pandemisë në 2020. Klubet kanë kthyer testet e përhershme, po ashtu pritet të ketë zbatim të protokollit anti-Kovid, ndërsa ka rritje të rasteve edhe në popullsi. Kryeministri Boris Xhonson ka paralajmëruar klubet se duhet të vaksinojnë plotësisht të gjithë lojtarët nga 18 vjeç e sipër deri në fund të dhjetorit, por sipas mediave, vetëm Uolvesi ka shanse reale për ta bërë këtë. Totenhemi, Mançester Junajtidi, por edhe Leisteri kanë probleme, ndërsa ekziston frika se ndalimi i sezonit tani mund të ketë pasoja katastrofike financiare.
Sfidanti.al