Dueli Milan-Inter për titullin, kalendari është “kërkues” për të dy

Mbeten edhe 4 ndeshje deri në përfundim të sezonit në Serinë A, dhe sfida të prapambetura nuk ka. Interi e humbi shansin e madh ndaj Bolonjës, ndërsa në 4 duelet e tjera kalendari mbetet i vështirë, edhe për zikaltërit, por edhe për Milanin që është në krye të renditjes. Të dyja skuadrat kanë nga dy ndeshje në shtëpi dhe dy jashtë fushe. Interi mund të cilësohet me sprova më të përballueshme, ndërsa kuqezinjtë i kanë më të forta, qoftë me Fiorentinën këtë javë në “San Siro”, por edhe në fushën e Veronës, ndaj Atalantës në “San Siro” dhe në Sasuolo. Gjithsesi, skuadra e Piolit mund t’i lejojë vetes edhe një barazim për të dalë kampion, edhe nëse Interi i fiton që të katërta.

Java 35: Milan-Fiorentina, Udineze-Inter

Java 36: Verona-Milan, Inter-Empoli

Java 37: Kaljari-Inter (pas finales së Kupës, Inter-Juventus), Milan-Atalanta

Java 38: Inter-Sampdoria, Sasuolo-Milan

Sfidanti.al