Dortmundi muk e do Sançon, ka gjetur një “margaritar” të ri

Flasim për një 17-vjeçar që quhet Zhulien Duranvil. Ky mund të jetë ylli i ardhshëm i ri i Borusias së Dortmundit, dhe sipas mediave angleze, klubi gjerman për këtë shkak nuk dëshiron të marrë sërish Xhejdën Sançon nga Mançester Junajtidi. “Djajtë e kuq” e morën Sançon për 73 milionë paundë stërlina, që do të thotë rreth 85 milionë euro, por anglezi nuk dha atë që pritej në “Old Traford”. Dortmundi ka kontratë afatgjatë me Duranvilin, ndërsa pret të marrë Mekkenin nga Juventusi.

Sfidanti.al