Drejtori sportiv i Interit ka profil sekret në Instagram për … gratë e lojtarëve!

Jo vetëm për ato, por edhe për të dashurat, pasi përvoja e ka bërë që të sillet në këtë mënyrë. Piero Auzilio deklaron se ka një llogari sekrete në Instagram për të ndjekur se çfarë bëjnë gratë dhe të dashurat e futbollistëve të Interit. Ai thotë se ky profil nuk është për çështjet e tij, por sidomos për shkak të një ndodhie që i ka shkaktuar shumë probleme. Fjala është për një nga gratë e lojtarëve, por Auzilio nuk thotë se cili është ky futbollist dhe se cila është gruaja e tij.

Sfidanti.al