Hindli merr Fanelën e Verdhë, Vingegard i shkëputet Pogaçarit

Një etapë spektakolare në Turin e Francës, e cila solli ndryshime të rëndësishme në renditje. Fanelën e Verdhë tashmë nuk e ka britaniku Adam Jejts, por Xhej Hindli, që fitoi në ngjitjet e para në malet e Pirenejve. Ishin 162 km që 27-vjeçari i përshkoi më shpejt se të tjerët. Po ashtu, ndodhi përballja e radhës mes dy favoritëve për fitoren përfundimtare. Këtë herë ishte danezi Vingegard që u shkëput nga slloveni Pogaçar, duke i marrë 1’04”, ndërsa ish-kampioni kishte marrë 11 sekonda ndaj kampionit në fuqi në etapet e mëparshme.

Sfidanti.al