Donaruma është Top i Artë, por tek Milani ka që nuk e duan!

Fjalët i ka thënë një tifoz i vetëm, por duket se kështu mendojnë me qindra apo mijëra. Xhanmarko Tonjaci deklaron se lojtarë të tillë si Xhixho Donaruma dhe Çalhanoglu janë shembuj që nuk duhen ndjekur. Djali i Ugo Tonjacit, tifoz i Milanit, është shumë i zemëruar me portierin e Italisë dhe mesfushorin e Turqisë, që vendosën të ndërronin fanelë. Donaruma shkoi tek Paris SG, ndërsa edhe më keq Çalhanoglu shkoi tek Interi. “Sot futbolli është i ndryshëm, nuk është vetëm çështje skuadre, por edhe i interesave të individëve që kthehet në një garë të shfrenuar për fitime, – thotë ai, – Donaruma është shembulli i asaj që nuk do të kishte ndodhur vite më parë”.

Sfidanti.al