Miluoki Baks arriti fitoren e parë në serinë finale të NBA që prej 40 vjetësh, dhe kapiteni ishte në rolin që pritej prej tij. Janis Antetokumbo shkëlqeu në suksesin 120-100 ndaj Feniksit, që shkurtoi diferencën në fitore në 1-2. Antetokumbo shënoi 41 pikë në 37’40”, kapi 13 topa në tabela dhe shërbeu 6 asiste. Jo vetëm kaq, por realizoi 61 për qind nga loja dhe rreth 77 për qind gjuajtjet e lira, një nivel vërtet shumë i mirë.
Miluoki dominoi ndeshjen në Arenën e tij, aty ku do të luajë edhe sfidën e katërt mëngjesin e 15 korrikut sipas orës shqiptare. Kapiteni ka qenë shumë i mirë edhe në ndeshjet e kaluara, veçse këtë herë një mbështetje më të madhe nga shokët e tij, si Holidei që shënoi 21 pikë, kapi 5 topa në tabela e shërbeu 9 asistë, si dhe Midëlton që pati 18 pikë, 7 topa në tabela e 6 asistë. Feniksi këtë herë nuk e përballoi nivelin e kundërshtarit, dhe sidomos Devin Buker u paraqit dobët me 10 pikë.
Sfidanti.al