Diego Kosta, Hazar e Kejhillm, Çelsi edhe më pranë titullit!

Bashkë me Kupën e Anglisë do t’i bëheshin dy trofe në një sezon të vetëm. As edhe në kohët e lavdishme të Zhoze Murinjos (2004-2007) Çelsi i Londrës nuk ishte kaq “mirë me shëndet” . Mbrëmjen e fundit fitoi 4-2 ndaj Sauthemptonit në “Stemford Brixh” dukë mbërritur në 78 pikë në 33 ndeshje të luajtura në Premier Ligë. Totenhemi ka 71, por ende nuk e ka luajtur ndeshjen e kësaj jave.

Çelsi kaloi në epërsi me belgun Hazar në 5’, por Oriol Romeu barazoi shpejt për Sauthemptonin, në të 25-ën. Geri Kejhill realizoi për avantazhin e dytë të bluve në fund të pjesës së parë, ndërsa Diego Kosta realizoi pas pushimit (54’, 89’). Pikërisht në sekondat e fundit Rajan Bertrand shkurtoi shifrat për miqtë.

Sfidanti.al