Driblimet ne futboll; Traore më i miri, Messi i 6, Ronaldo jashtë klasifikimit

Goli është aspekti që merr vlerën më të madhe në lojën e futbollit pasi të jep mundësinë për të fituar. Dhe në këtë pikë padyshim mbretërit janë ata; Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Por në këtë sport merr vlerë edhe driblimi i kundërshtarëve sidomos kur ai është i suksesshëm. Në këtë rast kampioni i botës është Adam Traore që është pjesë e Middlesbrough. Ky është përfundimi i një studimit të kryer nga institucioni i njohur zviceran CIES Football Observatory që ka përpiluar një listë me 100 dribluesit më të mirë.

Klasifikimi është bazuar tek raporti mes numrit total të driblimeve të kryera nga lojtarët në fushën e lojës dhe atyre të suksesshëm dhe Traore rezultoi me efetkivitetin më të madh. Menjëherë pas tij gjenden Eden Hazard dhe futbollisti i Bastia, Allan Saint Maxim. Klasifikimi vijon me Neymar në vendin e katërt, ndërkohë që heroi i El Clasicos të së dielës, Lionel Messi është i gjashti.  Shumë më negative janë statistikat për Cristiano Ronaldon me portugezin që është lënë jashtë 100 dribluesve më të mirë në botë.

sfidanti.al