‘Dueli’ i lojtarëve ‘të kristaltë’: Robben luan më shumë ndeshje se Bale

Reali i Madridit fitoi duelin me Bayernin në Ligën e Kampioneve, ndërsa Robben mposhti Bale në atë që cmund të cilësohet sfida e futbollistëve ‘të kristaltë’. Në këtë sezon, Robben 33 vjecar, ka luajtur më shumë ndeshje së Gareth Bale 27 vjec. Në 45 ndeshje, holandezi ka qenë i pranishëm në 33 ndeshje dhe ka munguar në 12 të tilla, 6 nga të cilat kanë qenë për arsye dëmtimi.

Krejtësisht ndryshe është situata me Gareth Bale. Uellsiani ka luajtur në 26 nga 51 ndeshje të Realit duke munguar në 25 sfida, 23 nga të cilat kanë qenë për shkak të problemeve fizike. Por jo vetëm kaq, Robben në 2 sezonet e tij të fundit me Realin e Madridit luajti 65 ndeshje nga 103 të mundshmet, ndërsa Bale në dy sezonet e tij më të fundit me Los Blancos ka 57 sfida të luajtura në 103 të tilla.

sfidanti.al