Didi Haman tremb Bajernin: Sadio Mane nuk duket i lumtur!

Nuk dihet nëse fjalët e ish-yllit të Gjermanisë janë të vërteta, por gjithsesi ai po jep mendimin e tij. Sipas Didi Hamanit, mesfushorit të dikurshëm të Liverpulit dhe Bajernit, tek skuadra bavareze ka një problem dhe ky problem quhet Sadio Mane. Haman thekson se sulmuesi i ardhur nga Liverpuli nuk duket i lumtur dhe duket se nuk është integruar ende siç duhet me shokët e skuadrës së tij të re. “Ai nuk është ende i integruar, – tha Hamani, – e pashë tek Liverpuli kur luante në qendër të sulmit, që nuk është pozicioni i tij. Edhe tek Bajerni po i ndodh po kjo gjë. Nuk më duket se është i lumtur”. Mane ka 5 ndeshje pa shënuar, pasi realizoi 3 herë në ndeshjet e para.

Sfidanti.al