Pas atyre të Sëlltikut, erdhi radha e “serisë së dytë”. Ceremonia mortore për Elizabetën e Dytë nuk po shkon edhe aq mirë në Britaninë e Madhe, edhe pse radhët për homazh duken shumë më të tepruara sesa kur vdiq në Shqipëri, Enver Hoxha. Fillimisht, tifozët e Sëlltikut u tallën të enjten duke e dërguar në djall mbretëreshën e shuar, dhe pasi një qytetar ia përplasi në sy Mbretit Karl (Çarls) se “ne mezi po paguajmë faturat për ngrohje, dhe duhet të paguajmë edhe 100 milionë paundë taksa për këtë varrim”, ja ku erdhi tallja e tifozëve të Dandi Junajtidit. “Liza në një kuti” (Lizzie’s in a box” ishin thirrjet e tyre duke ndërprerë minutën e heshtjes në ndeshjen e Premier Ligës së Skocisë ndaj Rejnxhërsit në stadiumin “Ajbroks” të Gllazgout.
Sfidanti.al