Dueli i tretë mes tyre në Las Vegas ishte i qartë “me një drejtim”. Që do të thotë se Saul Kanelo Alvarez ishte fitues i merituar i sfidës së madhe të peshave super të mesme ndaj Genadi Genadijeviç Golovkinit. Meksikani i shquar ia doli me vendim unanim të gjyqtarëve me pikë, pas 12 raundeve në të cilët ai ishte më i mirë sesa legjenda nga Kazakistani. Natyrisht, duhet pasur parasysh se Golovkini është 40 vjeç, ndërsa Alvarezi 8 vjet më i ri, “vetëm” 32! Gjithsesi, vendimi i gjyqtarëve u ndoq me tallje dhe kritika pasi ishte tepër i ngushtë, 116-112, 115-113 dhe 115-1103. Alvarezi meritonte shumë më tepër. Nga ana tjetër, ironia është e madhe sepse në dy ndeshjet e para mes tyre vendimet u kritikuan ashpër. Lufta e parë ishte qartësisht fitore e Golovkinit, që njihet si “GGG”, por u dha barazim, ndërsa e dyta ishte thuajse e barabartë, por u dha si fitore e meksikanit!
Sfidanti.al