Armando Broja mund të jetë titullar për Çelsin e Poterit!

Do të duhet të pritet rifillimi i kampionateve sepse për momentin nuk do të ketë mundësi të provohet. Çelsi luan vetëm në tetor, por gjithsesi mediat britanike shkruajnë se trajneri i bluve të Londrës, Graham Poter, po e mendon seriozisht që ta aktivizojë Armando Brojën si titullar në ndeshjet e ardhshme. Sipas “Deili Meilit”, sulmuesi i kombëtares shqiptare po punon shumë fort në stërvitje dhe kjo i ka rënë në sy Poterit, i cili e ka marrë me sy të mirë 21-vjeçarin. Natyrisht, tek Çelsi është Obamejangu që ka ardhur nga Barcelona, por gjithsesi pritet që konkurrenca me Brojën të jetë shumë e fortë. Për momentin, sulmuesi kuqezi është thirrur në kombëtaren shqiptare nga trajneri Edi Reja për ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Izraelit në 24 shtator dhe Islandës në 27.

Sfidanti.al