Në Itali gjejnë “moviolën” e radhës: Është lista e kombëtares e Roberto Mançinit!

Çfarë ka bërë trajneri i të kaltërve? Asgjë tjetër përveçse ka shpallur një dokument ku janë shkruar e zeza mbi të bardhë lojtarët që ka thirrur për ndeshjet e radhës të Ligës së Kombeve. Italia, këtë herë, nuk do të ketë lojtarë si Zaniolon, Perinin, Kalabrinë, Udogie, Spinacola apo Buonxhornon. Kaq ka mjaftuar që të krijohet një temë e re, një “moviolë” e re, që duhet të ndezë sërish debatet dhe emocionet pasi u shuan “shkëndijat” për VAR-in dhe për disfatën e Juves në Champions. Duket se Mançini kërkon të provojë lojtarë edhe pse Italia nuk do të jetë në finalet e Kupës së Botës, pra ka kohë deri në eliminatoret e Europianit të ardhshëm.

Sfidanti.al