Mesi dhe Nejmari qenkan hatërmbetur me tifozët e Paris SG

Këtë e thotë drejtori sportiv i klubit francez, ndërsa jep një intervistë të gjatë për sezonin. Ndërsa hedh poshtë zërat për konflikt të Nejmarit dhe Mbapesë, po ashtu fjalët se braziliani dëshironte të largohej apo se Mbapeja nuk e donte “Ney”-n në ekipi, Luis Kampos, justifikon sjelljen e dy prej yjeve më të mëdhenj. Përse Mesi dhe Nejmari nuk i përshëndesin tifozët në fund të ndeshjeve, ishte pyetja. Kamposi tha se “duhet t’u japim kohë lojtarëve që të qetësohen dhe të kalojnë shqetësimet që patën, pas atyre që ndodhën sezonin e kaluar”. Sezonin e kaluar, Nejmar dhe Mesi u vërshëllyen nga tifozët në “Parkun e Princave” pas eliminimit në Champions ndaj Reali.

Sfidanti.al