Një grup terrorist i armatosur serb u futën në territorin e Kosovës në orët e para të së dielës, duke sulmuar polocinë ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku, ndërsa gjatë orëve të fundit, të reja të tjera dalin në sipërfaqe. Sipas mediave serbe, derbi i nesërm i Beogradit mund të shtyhet, pasi njëri nga të vrarët ishte një tifoz i Crvena Zvezda-s.
“Telegrafi” në Kosovë shkruan dhe konfirmon gjithashtu se “Delijat” po vajtojnë humbjen e një prej anëtarëve të tyre, i cili është vrarë në Kosovë. Ndërkohë, portali boshnjak “Klix.ba” shkruan se personi i vrarë në Kosovë e që ishte tifoz i Crvena Zvezda-s quhet Stefan Nedeljkovic.
sfidanti.al