Bayer duhet të bëjë kujdes, Barcelona i shënjestron talentin

Barcelona është në krozë financiare por kur bëhet fjalë për talente të kalibrit botëror, klubi katalan nuk kursehet. Planifikon të blejë kartonin e Joao Felix aktualisht në huazim por nuk do të ndalet me kaq pasi sulmuesi tjetër në shënjestër të klubit spanjoll është talenti i akademisë së Bayer Leverkusen, Florian Wirtz. 20-vjeçari po shkëlqen nën drejtimin e Xabi Alonsos të Bayer Leverkusen pasi u rikuperua nga një dëmtim i rëndë vitin e kaluar.

Ai numëron 6 gola të shënuar me fanellën e “aspirinave” këtë sezon. Sipas gazetës “Mundo Deportivo”, Barcelona është e interesuar për Wirtz, por duhet të garojë edhe me disa gjigandë të tjerë të kontinentit që kanë hedhur vështrimin nga sulmuesi. Bayer Leverkusen kërkon jo më pak se 100 milionë euro për talentin e akademisë.

sfidanti.al