Një tjetër hetim është hapur për marrëdhëniet e dyshimta të Juventusit me agjentët ku dyshohet se ata janë paguar për marrëveshje ku nuk kanë qenë të përfshirë. Gazeta “La Repubblica” shkruan se Sekretariati i Komisionit të Agjentëve ka hapur një hetim për “Zonjën e Vjetër” pas detajeve që dolën nga hetimi i “Prisma”, me nofkën “Agentopoli”.
Janë zbuluar një sërë faturash për marrëveshje, në të cilat janë paguar agjentë të caktuar që nuk kanë pasur asnjë rol. Akuza sugjeron se këta agjentë janë futur si ndërmjetës në marrëveshjet në të cilat nuk kanë pasur asnjë përfshirje për të shlyer borxhet e rënë dakord më parë. Mes agjentëve të përfshirë janë disa emra të njohur në botën e futbollit italian si Davide Lippi, Gabriele Giuffrida, Giuseppe Galli, Vincenzo Morabito, Michele Fioravanti dhe Tullio Tinti.
sfidanti.al