Presidenti i FSHF-së, Armand Duka është zgjedhur në postin e zv.presidentit të UEFA-s dhe mjetet e informimit të instituionit më të lartë drejtues të futbollit shqiptar trumbetuan me të madhe këtë zgjedhje që u cilësua edhe si arritje.
Është e vërtetë që asnjë shqiptar më parë nuk është ngjitur në të tillë nivele por është po aq e vërtetë që Duka bën pjesë në panelin me 4 zëvendës të tjerë të Alexander Ceferin, që të gjithë të strukturuar mirë për zonën e influencës dhe peshën që duhet të kenë në organizmin më të specializuar drejtues të futbollit europian. Në këtë mënyrë, Duka do të jetë pjesë e panelit të zëvendësave të Ceferin që përbëhet nga 5 vetë.
sfidanti.al