Moratti në spital, i nënshtrohet opercionit

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, ndodhet në spital pasi iu nënshtrua një operacioji në zemër dhe mendohet se gjendja e tij tani është e qëndrueshme.

Moratti iu nënshtrua angioplastikës për të pastruar arteriet e bllokuara dhe ishte një procedure e cila kryhet zakonisht vetëm nën efektin e anestezisë lokale.

Ai gjendet në spitalin ‘Galeazzi’ në Milano ku gjendja e tij po ndiqet me shumë kujdes nga stafi mjekësor.

sfidanti.al