Fenomeni Ronaldo dhe Celina Locks vendosin kurorë

Ronaldo martohet për herë të tretë dhe këtë herë femra me fat është biondja Celina Locks. Pas celebrimeve me Milene Domingues dhe Maria Beatriz Anthony, ish-sulmuesi i Milan, Real Madrid dhe Inter kërkon të hapë një kapitull të ri në jetën e tij private.

Historia e dashurisë mes dy herë fituesit së “Topit të Artë” dhe modeles dhe sipërmarrëses braziliane ka zgjatur për shtatë vjet. Aktualisht, Ronaldo po punon me projektin që ka në Villarreal ku është president i klubit por në Spanjë e akuzojnë për paaftësi dhe kërkojnë që ai të largohet nga klubi e të shesë aksionet.

sfidanti.al