E paralajmëroi Xavi, Muriqi i shënon Barcelonës

Vedat Muriqi nuk e zhgënjen trajnerin e Barcelonës, Xavi Hernandez. Sulmuesi i Kosovës realizoi rrjetën e parë në takimin që Mallorca zhvilloi në shtëpi kundër Barcelonës. Shtatlarti i lindur në Prizren dhe që ka një histori të shkurtër me Besën dhe Teutën në Superiore, gjen golin e dytë rresht në La Liga pasi në ndeshjen e javës së shtatë shënoi golin e tij të radhës.

Realizimi u regjistrua në minutën e 8 pas një gabimi të portierit Ter Stegen, i cili bëri një pasim të gabuar afër zonës së penalltisë, me vendasit që e shfrytëzuan për mrekulli. Ky është goli i tretë i bomberit dardan në këtë sezon të La Liga-s duke u konfirmuar njeriu më i fortë i skuadrës ishullore.

sfidanti.al