Dëgjoni Kapelon: Finalen e Championsit e vendos edhe ..gjyqtari!

Trajneri i njohur italian, Fabio Kapelo, që ka drejtuar një numër të konsiderueshëm klubesh të mëdhenj, midis të tjerëve, edhe të dy ekipet finalistë të Ligës së sivjetme të Kampioneve të Evropës, Realin e Madridit dhe Juventusin, shprehu një opinion interesant lidhur me atë se çfarë do të jetë e rëndësishme në ndeshjen finale.

“Gjyqtari, gjithnjë, ka qenë dhe është një element i rëndësishëm në çdo finale dhe ai mund të jetë vendimtar, pra, ai që do të mund të vendosë fatin e ndeshjes. Për këtë arsye, unë, gjithnjë, jam shprehur me forcë në favor të teknologjive të reja. Nuk duhet të lejohet që e gjithë puna e një viti të humbasë, për shkak të ndonjë gabimi të gjyqtarit kryesor ose ndonjë ndimësi të tij, pavarësisht se ky gabim mund të jetë i paqëllimshëm”, thotë trajneri i njohur italian. Finalen e madhe të Ligës së Kampioneve, në Kardif, do ta gjykojë gjyqtari gjerman, Feliks Brih.

Sfidanti.al