Presidenti i ri dhe kryeministri i deranishëm i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një intervistë që i dha, këto ditë, televizionit beogradas Pink, foli, midis të tjerave, edhe për futbollin serb, dritë-hijet e tij dhe situatat e diskueshme rreth tij. Sipas tij, fakti që Partizani i Beogradit fitoi kurrorën e dyfishtë (kampionatin dhe kupën), tregon se diçka ka ndryshuar në futbollin serb.
“Unë nuk jam hipokrit dhe nuk e fsheh se jam tifoz i Crvena Zvezdës, në ndryshim nga shumë të tjerë që thonë se janë asnjanës, por, në fakt, veprojnë kundër klubeve të caktuar ose në favor të interesave të ndonjë klubi. Unë, si kryeministër, i kam ndihmuar shumë që të dy klubet, megjithëse shumëkush më shumë e mohon sesa e pohon këtë. Deri sa Partizani ishte në plan të dytë, thuhej se kampionati në Serbi është i manipuluar, kurse, tani, situata ka ndryshuar për kuqebardhët dhe duket se po bëhen manipulime kundër Zvezdës”, tha, dje, Vuçiçi, duke vënë në dukje se në finalen e fundit Zvezdës nuk iu dha një penallti e merituar. E çfarë mund të bëj unë, në këtë rast, si kryeministër apo si president?”, tha presidenti i ri në detyrë, Aleksandër Vuçiç.
Sfidanti.al