Për një orë të tërë nuk mund të luhej. Etapa e Turit Botëror të volejbollit në plazh (apo në rërë) u desh të përballej me diçka të papritur në Moskë. Në kryeqytetin e Rusisë ra dëborë … në 2 qershor, duke sjellë ndërprerjen e ndeshjeve. Gjithsesi, ishte “borë vere”, pra shtroi vetëm pak, dhe pas një ore u shkri duke e lejuar volejbollin që të vazhdonte. Habia ishte e madhe pasi sportistet ishin me mëngë të shkurtëra, dhe u detyruan të mbuloheshin edhe me batanije që të mos i zinte ndonjë ftohje.
Moska dhe Rusia njihen si vende tmerrësisht të ftohta, ku në dimër temperaturat arrijnë deri në -35 apo -40 gradë Celsius (pa folur për Siberinë), veçse gjatë verës moti është zakonisht tipik kontinental, i nxehtë me temperature deri në 30 gradë Celsius.
Sfidanti.al