Ç’mund të bëhen në La Liga me 2.7 miliardë euro? Mesi, Mbape, Haland!

Sikur po e teprojnë pak në Spanjë me akordin e fundit të drejtuesve të kampionatit me fondin financiar CVC.  i thonë 2.7 miliardë euro që do të ndahen mes klubeve të La Ligës, ku kuptohet që pjesën e luanit do ta marrin Reali apo Barcelona, me nga 250 milionë euro madje edhe më shumë. Këto para jepen  për të lehtësuar pasojat e koronavirusit dhe do të lahen në 40 vjet me interes mjaft të ulët. Pritet që kjo ta ndihmojë Barcelonën  të mbajë Mesin, ndërsa Reali synon  Mbapenë  sidomos, por ndoshta edhe Halandin.  Të shohim  nëse do të arrijë t’i marrë.

Sfidanti.al