Henboll për femra: Franca, Norvegjia, Suedia e Rusia luajnë për medaljet!

Franca kaloi bindshëm Holandën 32-22, Norvegjia ia doli pas një beteje të fortë me Hungarinë 26-22, Suedia ishte “arrë gungëse” kundër Koresë së Jugut me shifrat 39-30 dhe Rusia triumfoi ndaj Malit të Zi 32-26. Këto ishin  rezultatet e cerekfinaleve të turneut olimpik të hendbollit për femra. Norvegjia ka fituar deri tani të gjitha ndeshjet, 6, ndërsa Suedia fitoi grupin e saj. Norvegjezet u mbështetën  tek Dale që shënoi  7 gola, Franca pati 6 gola nga Flipes, ndërsa Rusia 8 gola nga Viahireva. Në gjysmëfinale ndeshen Francë-Suedi e Norvegji-Rusi.

Sfidanti.al