Skuadra amerikane e koshit për meshkuj ërtet po fiton, por edhe nuk po bind dhe gjysmëfinalja ndaj Australisë do të jetë provë. Një tjetër skuadër amerikane, ajo e basketbollit të femrave, është me të vërtetë “Skuadra Ëndërr” e Lojrave Olimpike. Vajzat shtatlarta kanë fituar të gjitha ndeshjet dhe madje me diferencë, ndërsa më të vështirë e patën me Francën. Ndaj Australisë, një rivali të fortë, gocat e NBA-së së femrave dominuan duke fituar 79-55. Në gjysmëfinale, janë edhe Franca që fitoi 67-64 ndaj Spanjës, Serbia që theu Kinën 77-70 dhe Japonia që arriti një fitore shumë të vështirë ndaj Belgjikës me vetëm një pikë diferencë, 86-85.
Sfidanti.al