Ç’bën Pep? Guardiola, instruksione edhe fëmijëve të topave në Mançester!

Është bërë e famshme fotografia e Pep Guardiolës , me krahun në qafën e njërit prej fëmijëve që mblidhnin topat në ndeshjen e fundit në “Stadiumin Etihad”. Kjo ndodhi në përballjen në Mançester ndaj Kristël Palasit, fituar 5-0, por me trajnerin e Sitit që u shpreh i pakënaqur me atë që i panë sytë. Gjithsesi, gazetarët e pyetën pas ndeshjes se çfarë po i thoshtë djalit të vogël që mblidhte topat në vijën anësore. Ja edhe përgjigja legjendare e Pepit:

“Nëse analizoni 30 minutat e para, ne nuk ishim aty, nuk ishim gati, ndoshta nuk mund të jesh gati për 90 minuta, por gjithçka po ecte ngadalë. Nëse kishte një goditje dënimi, apo nëse kishte rivënie anësore, askush nuk shkonte atje me shpejtësi për të marrë topin. Humbisnim 5-10 sekonda. Kur ndodh kjo, gjithçka shkon ngadalë, dhe djemtë që mblidhnin topat ishin shumë të ngadalshëm. U detyrova të flisja me ta dhe në pjesën e dytë gjithçka shkoi për bukuri”. Dihej që Guardiola ishte manjak i detajeve, por nuk mendohej të studionte dhe udhëzonte për taktikë apo veprime individuale edhe fëmijët anës fushës. Pritet që ndonjë ditë të ketë ndonjë plan edhe për tifozët.

Sfidanti.al