Broja sërish në “provim” tek Çelsi, a do ta kalojë shqiptari testin e Poçetinos?!

Festa do të përsëritet edhe këtë herë. Armando Broja mbetet pjesë e Çelsit të paktën këtë verë, e trajneri i ri, Maurisio Poçetino, do të bëjë ekzaktësisht të njëjtën gjë si gjermani Tomas Tuhel verën e kaluar. Sulmuesi i kombëtares shqiptare do të bashkohet me Blutë e Londrës në fazën përgatitore, ndërsa dhe tekniku argjentinas dëshiron ta shohë nga afër. Futbollisti 21-vjeçare ende nuk është në qind për qind pas dëmtimit të pësuar dhjetorin e kaluar, por riaftësimi ka ecur mirë dhe ai pritet të jetë gati në fillim të korrikut. Ekzistonte mundësia që Çelsi ta fuste Brojën në bisedimet për transferimin e sulmuesit Moises Kaisedo nga Brajtoni, për të cilin kërkohen 70 milionë paundë stërlina.

Sulmuesi kuqezi shpreson të jetë në sezonin e dytë me ekipin londinez, dhe po ashtu synon të ketë më shumë hapësira sesa vjet. Me Tuhelin dhe me Graham Poterin ai u aktivizua më shumë si zëvendësues, duke arritur të shënojë vetëm një gol, e të ndihmojë ekipin me aq mundësi sa iu dha. Broja ka kontratë afatgjatë në “Stemford Brixh”, deri në 2028, dhe pronari Tod Boehli synon që ta ndërtojë të ardhmen mbi yjet e rinj të dalë nga Akademia e klubit, siç është edhe shqiptari.

Sfidanti.al