Nuk mund të ndihej ndryshe, por vetëm kështu. Në një moshë relativisht të re, dhe me gjithë karrierën përpara vetes, Maks Verstapen, po shkon drejt rekordeve, ndërsa kënaqësia është e madhe që u barazua me numrin e fitoreve të Airton Senës, nga 41 secili. “Ishte sërish një ditë e madhe, – komentoi holandezi pas fitores në Kanada, – Nuk ishte gara më e lehtë, sepse ishte e vështirë të mbaje temperaturën e duhur të gomave, sidomos me gomat e forta. Pra nuk ishte dita më e mirë, por ia dolëm të ruanim distancën. Jam krenar që barazova një legjendë si Sena. Ne jemi rritur me mitin e tij. E përsëris që nuk ishte fitore e lehtë, nuk ishte e lehtë të drejtoje makinën, por rëndësi ka që fituam dhe kjo llogaritet”. Verstapeni po arrin suksese në moshë tepër të re, ndërsa për këtë nivel fitoresh legjendave të së kaluarës u janë dashur shumë më tepër sezone. Kampioni i botës është ende 25 vjeç, ndërsa për 40 fitore të gjithë të tjerët kanë qenë të paktën 30 vjeç, dhe po flasim për Senën, Prostin, Shumaherin e Hamiltonin.
Sfidanti.al