Sulmuesi kryesor i Anglisë nuk do të lejohet që të largohet këtë verë nga skuadra, pavarësisht se Mançester Junajtidi apo Bajerni e pëlqejnë dhe e kërkojnë. Mediat angleze shkruajnë se Totenhemi nuk ka ndërmend ta humbasë Harri Kejnin, qoftë edhe me rrezikun për ta humbur në 2024 me parametër zero. Kontrata e kapitenit të Anglisë përfundon pikërisht në qershor 2024, ndërsa presidenti Levi refuzon të përfitojë 100 milionë paundë stërlina, mjaft që emblema e ekipit të mos ikë. Shpresa është që Kejni edhe mund të rinovojë.
Sfidanti.al