Guardiola: Halandi ishte i mahnitshëm!

Trajneri i Mançester Sitit nuk i kurseu fjalët e bukura për sulmuesin e tij kryesor, që disa herë ia kanë kritikuar. “Një paraqitje shumë e mirë e jona, që nga fillimi deri në fund, – tha Pep Guardiola, – ne luajtëm shumë mirë, me dhe pa top. Shënuam shumë gola. Erlingu është i mahnitshëm, por gjithkush ishte i jashtëzakonshëm. Pesë gola në 60 minuta, një djalëe i pabesueshëm, talent tepër i madh. Ai ka fuqi, mentalitet, një fitues serial. Vërtet shumë i mirë”.

Sfidanti.al